Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Protestat tona ia kanë shpëtuar faqen kombit! Më 20 shkurt përmbushim misionin tonë

Berisha: Protestat tona ia kanë shpëtuar faqen kombit! Më 20

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në fund të fjalës së tij, u shpreh se protesta e opozitës dhe betejat e fundit të PD-së i kanë shpëtuar faqen kombit. ‘Protestat tuaja gjatë javëve të fundit kanë qenë protestat më të rëndësishme që kemi bërë ndonjëherë… është misioni i shpëtimit të Shqipërisë’, tha Berisha ndërsa theksoi se fitorja e tyre është e pritur jo vetëm në Shqipëri, por dhe ndërkombëtarisht: ‘Por edhe njerëzit e lirë në mbarë botën… janë me ne dhe presin fitoren tonë’.

Berisha: Të dashur miq, protestat tuaja gjatë javëve të fundit kanë qenë protestat më të rëndësishme që kemi bërë ndonjëherë.
Në qoftë se ka pasur protesta për t’i shpëtuar faqen këtij kombi, në qoftë se ka pasur protesta ndonjëherë për të mbrojtur dinjitetin e këtij kombi, kanë qenë protestat që ne bëmë javët e fundit.
Dhe ua them këtu, janë përcjellë me admirimin dhe dashamirësinë më të madhe, më të jashtëzakonshme.
Pra, e drejta është me ne.
Shqiptarët në Shqipëri dhe kudo që janë presin nga demokratët të përmbushin misionin e tyre.
Presin nga opozitarët të përmbushin misionin e tyre.
Por edhe njerëzit e lirë në mbarë botën, për të cilët qeveri legjitime nuk ka pa votë të lirë, për të cilët qeveria legjitime nuk ka kur mbron korrupsionin, janë me ne dhe presin fitoren tonë.
Ndaj dhe u ftoj të vazhdojmë këtë betejë, të vazhdojmë misionin tonë, duke pasur vetëdijen e plotë se është misioni më i rëndësishëm i jetës tonë.
Se është misioni i shpëtimit të Shqipërisë.

Të fundit