Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: PS përjashtoi përfundimisht votën e lirë, njësoj si Enver Hoxha, më 7 korrik çmontojmë regjimin

Berisha: PS përjashtoi përfundimisht votën e lirë,

Në bashkëbisedimin me Diasporën, kreu i PD Sali Berisha, i mëshoi votës së lirë.

Berisha tha gjithashtu se partia që qeveris vendin, PS-ja, përjashtoi votën e lirë, duke emëruar kryetarët e degëve dhe përjashtuar anëtarësinë nga procesi. Berisha e konsideron domosdoshmëri protestën e 7 korrikut, për të çmontuar regjimin që sundon Shqipërinë.

“Ne kemi thirrur protestë në datën 7 dhe jemi të vendosur që të përdorim protestën si një kusht të domosdoshëm të çmontojmë këtë regjim. Ju jeni informuar që PS përjashtoi përfundimisht votën e lirë. Kryetarët e PS sipas vendimit të djeshëm nuk votohen më nga anëtarësia por zgjidhen nga Kryesia e saj dhe Edi Rama njësoj si dikur, nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha. Në këtë kontekst unë do të vlerësoja shumë angazhimin e diasporës dhe emigracionit për të dëgjuar në të gjitha forumet dhe institucionet ku ata munden zhvillimet dramatike në Shqipëri”, deklaroi Berisha.

Të fundit