Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: PS po minon procesin e votës së diasporës, kërkon t’i heqë të drejtën e votimit 1 milionë shqiptarëve

Berisha: PS po minon procesin e votës së diasporës, kërkon

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli nga konferenca me gazetarët për votën e diasporës.

Berisha u shpreh se Partia Socialiste po kthehet në minuese të votës së diasporës, pasi kërkon t’i heqë të drejtën e votimit 1 milionë shqiptarëve.

“Minuese e procesit është PS-ja, që i lejon vetes të marrë një vendim të tillë, absurd, përjashtues për 1 milionë shqiptarë. Se këtu bëhet fjalë për 1 mln shqiptarë. Kjo tregon se këta e nisën për tu tallur këtë proces. Çfarë detyrimi kanë ata pasi marrin dokumentet biometrike të vendit ku jetojnë, të mbajnë dokumente shqiptare. Asnjë detyrim nuk kanë ata. Me dokument biometrik kryen çdo lloj veprimi dhe i njihet edhe në Shqipëri, hyn, del. Ky veprim që bën Edi Rama, dëshmon tmerrin e tij nga emigracioni dhe diaspora, kjo është e vërteta. Do të përballet me aktivitet të jashtëzakonshëm, se ne do të mbrojmë të drejtën e qytetarëve. Nuk mund të pajtohemi ne që të përjashtojnë me një të rënë të lapsit 1 mln shqiptarë. Kurrë!”, tha Berisha.

Të fundit