Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Pse nuk heton SPAK sarajet e Edi Ramës dhe pallatin e familjes Basha?

Berisha: Pse nuk heton SPAK sarajet e Edi Ramës dhe pallatin e familjes

Nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati Sali Berisha i ka kërkuar SPAK-ut të hetojë mbi pasurinë e kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Lulzim Basha.

“Pyesni pak përfaqësuesit e SPAK, KLD e KLGJ e me radhë t’ju thonë pse nuk hetojnë sarajet e Edi Ramës me gjatësi themelesh 57 metra, me oborr 5 mijë metra, të deklaruar se e ka blerë me 2 euro metri në një kohë kur shitet me 20 euro dhe 40 euro në atë zonë.

Pyesni pak pse nuk hetojnë pallatin e familjes Basha, që nuk kanë asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, ndërtimore, por shpërblejnë ndërtuesin vetëm para tre javësh me 11 milionë euro! me 99% të fondit limit dhe të vetëm në garë”, tha Berisha.

Ky i fundit u ndal edhe tek ashtëquajtura afera e inceneratorëve. Ai ka ngritur pyestejen se përse SPAK, nuk po heton Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Agaçin dhe Erion Veliajn, për aferën e inceneratorëve.

“Pyesni pak këtë drejtësi pse nuk hetojnë Arben Ahmetajn, Agaçin dhe Erion Veliajn?! Pyesni pak këtë drejtësi pse nuk hetojnë Arben Ahmetajn, Agaçin dhe Erion Veliajn për aferën e tmerrshme të djegësve, të firmosur nga kryeministri si kontratë, duke deklaruar se shkela ligjin, me një procedurë antiligjore që mund ta përdorin vetëm hajdutët e nivelit më të lartë?!”-shtoi Berisha.

Të fundit