Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Pse Rama ia dorëzoi Portin e Durrësit kartelit Troplini

Berisha: Pse Rama ia dorëzoi Portin e Durrësit kartelit Troplini

Kreu i PD, Sali Berisha ka vijuar denoncimet për zgjedhjet e 11 majit.

I ftuar në A2 CNN, ai tha se Portin e Durrësit kryeministri Edi Rama ia dorëzoi kartelit Troplini. 

Sipas kreut demokrat prej 3 vitesh në këtë port nuk kapet asnjë gram drogë dhe shton se ky kartel kontrollon çdo punonjës dhe çdo metër katror të këtij porti.

“Ajo që ndodhi më 11 maj për çdo shqiptar që beson se vota është një vlerë dhe që beson se për të dhe fëmijët e tij duhet të vendosë ai me përfaqësuesit e tij dhe jo kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë të cilat sot duke disponuar Portin e Durrësit si port të lirë për drogën. Prej 3 vitesh nuk kapet qoftë edhe një gram. Prej vitit 2020 ai iu dorëzua klanit Troplini dhe aty ata kontrollojnë çdo të emëruar, shkarkuar çdo metër katror, roje e vinçier e punonjës të thjeshtë në administratë, duke ua dorëzuar portin më të madh të vendit kartelit Troplini". 

Berisha thekson se Edi Rama fuqizoi atë në një proporcion të jashtëzakonshmjë duke bërë që karteli të vendosë edhe në listën e hapur e të mbyllur të Ramës atë që dëshironte.

“Ky kartel vendosi në listën e mbyllur ata që deshte dhe mori përsipër të fusë nga lista e hapur me qëllim për poste të larta ministrore ata që deshte. Ku i kemi faktet? Gjatë fushatës kam denoncuar në mënyrë të përsëritur se Elvis Doçi, Suel Çela, Ergys Agasi, Vangjush Dako bënin te lokali kodra e kuajve te Shkëmbi i Kavajës. Pas denoncimeve të mia këta u spostuan te shtëpia e Dakos ku ka marrë pjesë edhe kryeministri”.

Sipas Berishës kandidati i kartelit Troplini mori 5 mijë vota më shumë se Edi Rama në 2021.

“Rezultati është se karteli Troplini kandidati i tyre mori 20 mijë vota dhe ishte kandidat për ministër të brendshëm. Ka marrë 21 mijë vota, 5 mijë vota më shumë se rama në 2021. Poja  dominon mbi bandat e Durrësit”.  

Të fundit