Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon audion nga mbledhja e prindërve te “Fan Noli”: Klasa e dinte për thikën, autori kishte treguar se ishte për Martinin

Berisha publikon audion nga mbledhja e prindërve te “Fan Noli”:

Kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar një audio të regjistruar gjatë mbledhjes së prindërve me mesuesit në shkollën “Fan Noli” pas vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani.

Në këtë audio dëgjohet një prej prindërve i cili u kërkon llogari mësuesve, duke thënë se duhet të mbajë përgjegjësi mësuesja që i ka dhënë leje orën e 5-të autorit të dyshuar, edhe pse ishte në dijeni të konfliktit që kishte me Martinin.  

Sipas prindit, klasa e dinte për thikën që autori i dyshuar kishte marrë, pasi ua kishte treguar shokëve dhe u kishte thënë “prisni sot se çfarë ka për të ndodhur”.

 

 

Të fundit