Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon denoncimet e 14 majit: Ftoj shqiptarët të përballemi me regjimin me mosbindje civile

Berisha publikon denoncimet e 14 majit: Ftoj shqiptarët të

Krydemokrati Sali Berisha ka publikuar me video denoncimet e masakrës elektorale të 14 majit.

Berisha i bëri pulbike videot në një deklaratë për mediat nga selia blu, ku faktoi se si është bërë vjedhja dhe deformimi i votës në disa qendra votimi në Elbasan. Berisha i bëri thirrje shqiptarëve të shohin faktet dhe të përballen me mosbindje civile me regjimin e Ramës.

“Në serinë e farsës elektorale, unë kam sjellë këtu para jush dokumente në video, të cilat faktojnë në mënyrë të pamohueshme batërdinë elektorale që ndodhi në Elbasan, rolin prej kriminelësh elektorale të hapur të operatorëve socialistë, kontrollin e tyre të plotë mbi votën e qytetarëve, votimin e tyre për qytetarët, format e votimit jashtë të gjitha standardeve ligjore dhe kushtetuese të vendit dhe ndërkombëtare.

Atë çka tregojnë kamerat në Elbasan, ajo është shëmbëlltyra e shëmtuar e këtyre zgjedhjeve.

Unë ftoj shqiptarët të ndjekin këto fakte dhe dokumenta të një rëndësie jetike, për të marrë vendimin, ndoshta më të rëndësishëm të jetës së tyre, të përballemi me mosbindje civile me këtë regjim që nuk na lejon të votojmë, që kontrollon votën, manipulon votën tonë dhe është i aftë të shkelë çdo ligj, çdo vendim, në mënyrë që të grabisë mandatet e pamerituara”, deklaroi Berisha.

 

 

 



Të fundit