Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon denoncimin: Rama i jep 5 leje për kulla kartelit Çela–Çopja në Golem!

Berisha publikon denoncimin: Rama i jep 5 leje për kulla kartelit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar mesditën e kësaj të marte një tjetër denoncim mbi lidhjet e qeverisë me grupet kriminale. 

Në një reagim në rrjete sociale, Berisha ka publikuar denoncim e një qytetari dixhital i cili thotë se në Golem janë dhënë 5 leje të dyshimta ndërtimi për kullat e larta. Sipas denocnimit këto leje shkojnë në favor të kartelit Çela dhe aletave të tij.

Teksa përmend edhe emrat e grupeve që kanë marrë leje ndërtimi, Berisha i bën thirrje institucioneve të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ndalur këtë aktivitet kriminal dhe shton se duhet të mbrohen interesat e vendit dhe qytetarëve.

Postimi i plotë i Berishës 

5 leje për kulla vetëm në Golem, kartelit Çela–Çopja!

Agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, me survejimet e tyre, faktuan se karteli famëkeq Çela–Çopja, i lidhur si mishi me thoin me qeverinë dhe piramidën e partisë së krimit, vetëm në një vit ka trafikuar në Europë 28 ton kokainë me vlerë 6 miliardë euro!

Ky kartel, sikundër ai i Troplinëve dhe kartelët e tjera, me lidhjet e tyre të ngushta me Ramaduron, siç e quajnë sot mediat e mëdha amerikane dhe botërore Edi Ramën, ka shndërruar Shqipërinë e vogël në lavatriçen më të madhe dhe më gjigante të parave të krimit në Europë.

Sipas Eurostat, indeksi i ndërtimit në Shqipëri është më i larti në Europë dhe konkretisht është 14,3 kundrejt vetëm 5,4 që është indeksi mesatar i ndërtimit të vendeve të BE-së, të marra së bashku.

Qytetari dixhital informon se kartelit Çela–Rroko, Ramaduro u ka dhënë lejet për ndërtimin e 5 kullave 30–50 kate në Golem, dhe konkretisht këto leje janë dhënë pronarëve të Resortit Turistik “Klajdi”, që janë Osman e Klajdi Kokoshi dhe dhëndri i tyre Xhuljo Salaj.

Por qershia mbi tortë është famozja Adelajda Roko, e cila, sipas qytetarit dixhital, e ka si shtëpinë e vet të dytë Resortin “Klajdi” në Golem!

???? Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!
Përshëndetje Doktor..!

Klajdi Resort në Golem të cilit iu bë kontroll nga SPAK të cilët akuzohen për pastrim parash të bandave në Shqipëri, është shtëpia e dytë e Adelajda Rokës, drejtoreshës së AZHT.

Pronaret e këtij Resorti (Osman Kokoshi, Klajdi Kokoshi dhe Xhuljo Salaj që është dhëndri i tyre) kanë marrë mbi 5 leje kullash në zonën e Golemit të dhëna nga AZHT duke pastruar lekët e krimit. Këta janë lavatricja e pushtetarëve dhe njerëzve të krimit që janë akuzuar për 17 ton kokainë.Anonim doktor.

Të fundit