Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon denoncimin: Si po e fsheh policia vdekjen e një efektivi në Portin e Shëngjinit

Berisha publikon denoncimin: Si po e fsheh policia vdekjen e një efektivi

Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili akuzon Policinë e Shtetit se po fsheh vdekjen e një efektivi policie.

Sipas denoncimit të publikuar në Facebook, bëhet fjalë për një efektiv që ka humbur jetën 9 muaj më parë në Portin e Shëngjinit, ngjarje e cila po fshihet sipas qytetarit, nga shefi i Sigurisë Agustin Gjini.

Sipas qytetarit, Gjini është një person me precedent penal i arrestuar për ngacmim seksual të punonjës së sallës operative.

Mesazhi

“Ja si fshehin vdekjen e punonjësit policia dhe prokuroria në Shëngjin.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. #sb

Doktor, une qe po te shkruaj jam nje anetar i fisit V.Gj qe ka humbur jeten para 9 muajve ne portin e Shengjinit ne sektorin e forcave te sigurise dhe nuk eshte bere mediatike dhe nuk jan hapur kamerat e sigurise per te pare si ka ndodhur kjo ngjarje sepse shefi i sigurise te kti porti eshte Agustin Gjini i cili eshte nje person i arrestuar dy here dhe i shpallur ne kerkim, i akuzuar per ngacmim seksual te nje punonjese te salles operative por ai vazhdon te jete drejtues prane forcave te sigurise se portit Shengjin. Ju lutemi doktor qe kte rast ta beni publik sepse ne skemi patur guximin ta bejme publike per shkak te pushtetit qe ka nga mbrojtja e gjykatses qe i mbyllin ceshtjet.

Të fundit