Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon dokumentin: Vaksinat Pfizer skadojnë në korrik, ministria urdhër të përdoren deri në tetor

Berisha publikon dokumentin: Vaksinat Pfizer skadojnë në korrik,

Kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar një denoncim sipas të cilit vaksinat Pfizer të Covid-19 skadojnë në korrik, por ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar që të përdoren deri në tetor të këtij viti.

Sipas Berishës, ky është një akt i papërgjegjshëm dhe me rrezik për jetën e njerëzve.

Denoncimi i Berishës:

Nje akt i papergjegjshem dhe i rrezikshem per shendetin e njeriut!

Te dashur miq,

Ne nje akt te papergjegjshem dhe me rrezik per jeten e njerezve, Ministria e Shendetesise ka urdheruar perdorimin e vaksinave anticovid te skaduara, duke rrezikuar keshtu jo vetem mbrojtjen e te vaksinuarve nga virusi, por duke sjelle edhe pasoja te tjera te rrezikshme nga substancat e skaduara.

Denoj me ashpersine me te madhe kete akt te papergjegjshem te qeverise dhe i bej thirrje qytetareve te mos pranojne te vaksinohen me vaksina te skaduara.

Lexoni me poshte denoncimin e mjekut dixhital. #sb

Pershendetje dr po ju informoj se jemi urdheruar te vazhdojme vaksinimin me lotin e vaksines Pfizer qe ka skaduar ne Korrik dhe sipas urdherit duhet qe kete lot ta perdorim gjere ne tetor.

Të fundit