Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon faktet: Rrëzojnë në mënyrë përfundimtare zgjedhjet e 14 majit

Berisha publikon faktet: Rrëzojnë në mënyrë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paraqitur fakte dhe video që sipas tij rrëzojnë në mënyrë përfundimtare, zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se gjatë procesit u ushtruan të gjitha format e presionit mbi zgjedhësit shqiptarë.

Berisha: E them përsëri, që përsëritja e të njëjtës temë nuk është ndonjëherë atraksion për mediat, por kur është një gjë themelore, shmangia e saj përbën një gabim të pafalshëm.

Pikërisht kjo më detyron mua të paraqes për të shumtën herë tek ju, fakte dokumente të cilët demaskojnë dhe rrëzojnë në mënyrë përfundimtare, zgjedhjet e 14 majit si procesi më i shëmtuar, më i pabarabartë, si procesi në të cilin u ushtruan të gjitha format e presionit mbi zgjedhësit shqiptarë, si procesi në të cilin ditën e zgjedhjeve në qendrën e votimit me kaosin e qëllimshëm të krijuar, me pushtimin e tyre nga një lukuni e tërë punonjës administrate që u sollën si polici elektorale, politike, proces zgjedhor nuk ka pasur.

Ne po finalizojmë raportin në të cilin faktojmë të gjitha aspektet e rënda të dhunimit të këtyre zgjedhjeve. Ndaj dhe këtë bisedë me ju do ta filloj me këtë çështje.

Video (boshe) QV 2337

Në video nuk shfaqet asnjë pamje. Si kjo, edhe në shumë video nuk konstatohet asnjë imazh, ku kjo dëshmon se ka patur ndërhyrje të forta për manipumile dhe janë bosh. Çdo video me screen të zi mbart arsyen pse ajo nuk shfaq pamje të cilat janë: kamer e fokusuar vetëm në dysheme, kamer e fokusuar vetëm në tavan, regjsitrime që mungojnë. Kamera fokusohet në tavan apo dysheme për të mos lejuar qendrën e votimit të dalin pamjet ku manipulohet. Në shumë video mungon regjistrimi i kamerave.

 (Zonja Koseni) punonjëse e administratës ndërpret votimin pa autorizim dhe i ushtron presion komisionerëve. Zonja Koseni largohet nga ambienti i votimit dhe thërret një tjetër punonjës të administratës i gjinisë mashkullore, Gentian Darzeza, i cili dhe ky i ushtron presion komisionerit.



Në video operatori shihet duke votuar për qytetarët, por gjithashtu siç shihet në video ai voton edhe në vend të tyre. Duket qartë nga pamjet filmike sesi ai ndikon votën te qytetarët dhe voton për ta.

Të fundit