Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon letrën: Ministri i jashtëm i kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë që të ndryshojnë raportin

Berisha publikon letrën: Ministri i jashtëm i kërcënoi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikur të tjera fakte nga zgjedhjet e 11 Majit.

Ai ka bërë publike në një deklaratë për mediat, një letër kërcënuese që ministri i Jashtëm Igli Hasani, iu ka dërguar vëzhgueseve ndërkombëtare, që ishin të pranishëm gjatë procesit të zgjedhjeve.

“Siç unë u kam njoftuar, laptopi po bën transparencë të madhe.

Këtu para jush kam sjellë sot letrën kërcënuese që ministri i jashtëm i narkoshtetit, Igli Hasani, iu drejton me datën 12 maj, sapo lexohet raporti, zonjës Farah Karimi, koordinatore speciale dhe lider i misionit afatshkurtër të OSBE-së.

Ambasadorit Lamberto Zannier, kryetar i misionit të vëzhguesve të ODIHR-it. Zotit Bjorn Soder, kryetar i delegacionit të asamblesë parlamentare të OSBE. Zoti Simone Billi, kryetar i delegacionit të asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës. Dhe zotit Michael Gahler, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.

Shikoni çfarë banditizmi, sapo kanë lëshuar komunikatën, atyre iu drejtohet kjo letër.

Pas kortezisë, në letër thuhet: ‘Lidhur me deklaratën e gjetjeve dhe konkluzioneve paraprake, dua t’ju përcjell pritshmërinë që këto raporte të pasqyrojnë me saktësi realitetet e observuara në terren gjatë procesit elektoral’.

Dhe vazhdon: ‘Në këtë drejtim, dua të shpreh shqetësimin serioz (imagjinoni ju çfarë mafiozësh janë këta, ata sa e kanë lexuar raportin, dhe ky sikur t’ua ketë marrë kopjen para) lidhur me paragrafin hyrës të deklaratës, në të cilin bëhet një paraqitje thellësisht negative në pikëpamjen tonë dhe e pabalancuar e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025’”, shkruan Berisha.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit