Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Nuredin Dumani ndodhej mbrëmë në Golem, shoqërohej nga policia

Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Nuredin Dumani ndodhej mbrëmë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shprehet se Nuredin Dumani , i penduari i drejtësisë, është parë mbrëmë në orët e vona në Golem.

Sipas qytetarit, mesazhin e të cilit Berisha e ka postuar në Facebook, Dumani ka qenë në një lokal në Golem i shoqëruar nga forcat e policisë. Pasi në plazh janë mbyllur aktivitetet policia ka shoqëruar Dumanin.

“Nuredin Dumani në Golem. Qytetari dixhital informon pas mesnate!

Lexoni mesazhin e tij.

Mirmbrema Doktor Berisha me fal shume per shqetesimin ne kete ore te vone (ora ishte 12:30) por Nuredin Dumani ndodhej ne keto momente ne Golem tek Lokal Hotel Bonita I shoqeruar nga forcat e policise. Ne plazh ne mes turisteve. E shoqeruan nga ambjenti ku ishte pasi ne plazh u mbyll cdo lloj aktiviteti policia e mori nga aty.

E pashe me syte e mi bashke me bashkeshortin ne keto momente. Me falni ju lutem per kete ore te vone! Me falni ju lutem se harrova kete detaj po ecte rrugeve si nje person normal pa pik frike dhe problemi me çante ne krahe. Bluze te veshur me viza me kolore te theksuara”, thuhet në mesazhin e qytetarit.

Të fundit