Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon mesazhin: Policia e burgjeve nuk ka marrë shpërblimin e fundvitit!

Berisha publikon mesazhin: Policia e burgjeve nuk ka marrë shpërblimin

Në një deklaratë për mediat, Sali Berisha ka ngritur shqetësime lidhur me mosdhënien e shpërblimeve për policinë e burgjeve, një kategori që ai e vlerësoi si ndër më të sakrifikuarat për shkak të kushteve të vështira dhe stresit të vazhdueshëm që hasin në punën e tyre.

Duke iu referuar informacionit nga burime të brendshme, Berisha theksoi se këto praktika janë një tregues i mungesës së respektit për punonjësit që mbajnë në këmbë institucionet.

Në fund, ai përshëndeti të pranishmit dhe e konsideroi këtë situatë si pjesë të shenjave të fundit të, narkodiktaturës.

FJALA E PLOTË:

E morët vesh tjetrën ju, apo jo? Aty e kam mesazhin. S’ua kanë dhënë as lekët. Policia e burgjeve nuk ka marrë shpërblimin që i takon.

Kush ua mori shpërblimin këtyre, më thoni pak? Që në qoftë se ka njerëz që e meritojnë shpërblimin, për kushtet e punës  që janë nën tension non stop, është policia e burgjeve.

Këtu nuk pyeta, por kam informacion nga policë të burgjeve që nuk u kanë dhënë shpërblimin e vitit. Ja, pra.

Ju falënderoj që jeni këtu dhe ju përshëndes. Këto janë, siç e konstatoni vet muajt e fundit të narkodiktaturës.

Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë!

Mirupafshim!

Të fundit