Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon përgjimet për Ballën: Bundra luan edhe me Taon

Berisha publikon përgjimet për Ballën: Bundra luan edhe me Taon

Kryedemokrati Sali Berisha nga Kuvendi tha se bandat kriminale kanë dalë dëshmitarë për Ramën, duke përdorur Ballën.

“Së pari, të dashur qytetarë, siç e shihni, këta kanë marrë fund.

Ai deklaron se do dalë dëshmitar për Edi Ramën, ky tjetri flet në emër të tij për PS.

Jeni katandisur aty ku e meritoni.

Por unë, meqë ky tha nuk quhem Tao, por quhem Krenar, do u lexoj pak disa rreshta prej tij.

Daupaj: Nuk do i bëj nder Ballës unë.

Çela: Këto ditë po më pyet, do jetë prapë Balla, apo do jesh ti?

Vladi: OK, se flas unë, por të na tregojë mënyrën se si do ta mbyllë?

Çela: Nga Tao, Tao. Dhe thotë se i ka në rregull letrat.

Çela: Se bundra luan edhe me Taon.

E kuptoni ju sa e rëndë është kjo? Se kush është ajo, ia dredh edhe Taos.

Çela: Jo, bundra kësaj radhe do ia marrë...

Të lutem, ky është fjalor me shkrim. E ka përdorur vetë ai.

Çela: I dola borxhit Taos.

Ja pra kush u përfaqëson ju. Ja kush del krenar para jush.

Po si jeni kështu mo, si ka mundësi?

“Dakord, do ta pengoj unë, i dola borxhit”.

Të fundit