Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon shifrat: Sot nafta në Shqipëri u shit 22 cent më shtrenjtë se në Gjermani

Berisha publikon shifrat: Sot nafta në Shqipëri u shit 22 cent më

Kreu i PD, Sali Berisha akuzon qeverinë Rama se po vjedh shqiptarët përmes bordeve të cilët vendosin çmimet e karburanteve.

Ndërsa bën krahasimin me çmimin e naftës në bursë, Berisha shkruan se sot nafta në Shqipëri u shit 22 cent më shtrenjtë se në Gjermani.

“Vazhdon vjedhja e qytetarëve nga bordet komuniste të Edvinit!

Çmimi i naftës në bursë ra sot me 8 dollarë, kurse bordi i Ramës sot rriti çmimin në 252 lek apo 2,11 euro kundrejt 188.9 € që u shit sot në Gjermani.

Pra, sot nafta në Shqipëri u shit 22 cent më shtrenjtë se në Gjermani. Vjedhje e turpshme”, shkruan Berisha.

 

Të fundit