Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon skandalin: Rama iu lut zyrtarit britanik të mos na jepnin statusin e vendit kandidat për në BE

Berisha publikon skandalin: Rama iu lut zyrtarit britanik të mos na jepnin

Lideri i opozitës Sali Berisha ka folur nga tubimi në "Rrugën e Shpresës" ku ka publikuar një skandal të kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha se Rama gjatë vizitës së tij në Londër, i kërkoi një zyrtari britanik të mos i jepnin Shqipërisë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Berisha: Ju rikujtoj dhe njëherë se Edi Rama, atë vjeshtë bëri udhëtimin më të turpshëm të jetës së tij. Udhëtimin më të turpshëm që një kryeministër mund të bëjë.

Ai në atë kohë nuk kishte Ismailin, avionin e tij personal, por me British Airways, fluturoi në Londër.

Fluturoi në Londër dhe i kërkon ambasadorit shqiptar që t’i organizojë një takim jo me ministrin e Jashtëm, jo me zëvendëskryeministrin, jo me kryeministrin, por vetëm me drejtorin e Europës Juglindore.

Habi e madhe. Drejtori iu përgjigj ambasadorit: Unë në zyrë, protokolli nuk më lejon të pres një kryeministër. Por unë do vij në hotel ta takoj kryeministrin tuaj.

Erdhi në hotel, dhe cila ishte kërkesa e Edi Ramës? Kërkesa e Edi Ramës ishte një lutje për qeverinë britanike, që të mos miratonte statusin e kandidatit gjer në pranverë, në mënyrë që të mos dukej se ky status iu dha qeverisë së Sali Berishës.

Të fundit