Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Berisha publikon skemën e shpërdorimit elektoral: Rama shpenzoi 1 miliardë e 24 milionë euro

Kreu i PD, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për manipulim masiv të zgjedhjeve vendore të 11 majit 2025.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Partia Demokratike ka arritur të mbledhë dokumente zyrtare që dëshmojnë se ky proces zgjedhor ishte i “shkatërruar në çdo qelizë” dhe i bazuar në abuzim financiar masiv.
Ai tha se, ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2021 ku u përdorën 130 milionë euro për të ndikuar te votuesit përmes ndihmës për familjet e prekura nga tërmeti, në zgjedhjet e këtij viti janë përdorur mbi 1 miliardë e 24 milionë euro.
Sipas tij, kjo shumë është shpërndarë përmes:
– 500 milionë euro në prokurime publike të paligjshme,
– 244 milionë euro në interesa bankare dhe grante për fermerët,
– 200 milionë euro në falje gjobash dhe kamatëvonesash,
– 76 milionë euro për pensionistët, që morën nga 100 euro secili.
Berisha paralajmëroi se këtyre shpenzimeve duhet t’u shtohen dhe “100 milionë rrënjë kanabisi që nuk mbillen dot”, qindra leje ndërtimi të dhëna nga “kartelët e drogës”, si dhe mijëra punësime të përkohshme të përdorura si mjet për të ndikuar tek vota.
Berisha: Edhe njëherë. Partia Demokratike për këtë periudhë po merret me ndriçimin e të vërtetës të farsës elektorale të 11 majit 2025 dhe mendoj se, ka arritur të grumbullojë dokumente zyrtare të pakundërshtueshme që faktojnë shkatërrimin e këtij procesi në çdo qelizë.
Të kuptohemi, diktaturat janë dy lloje;
janë diktatura totalitare të cilat nuk lejojnë konkurrencën.
janë diktatura autoritare që puthadorët e qeverisë i quajnë tani, liberale.
Diktaturat autoritare lejojnë konkurrencën, por e bëjnë fiktive garën. E bëjnë të pabarabartë.
Rasti konkret, në Shqipëri në zgjedhjet e 2021, Edi Rama përdori 130 mln euro para buxheti, që disbursoi për familjet e prekura nga tërmeti. I disbursoi në rrethet, Tiranë, Lezhë, Durrës dhe Kurbin. Tani nëqoftëse në 2021 u disbursuan nga buxheti për të blerë vota 130 mln euro dhe kjo ishte asgjësimi i votës, i procesit zgjedhor, si proces i rregullt, pra ishte farsë, në këto zgjedhje diktatori, apo diktatura autoritare përdori 1 miliardë e 24 milionë euro.
Cilat janë?
500 mln në kundërshtim me ligjin në prokurorime publike.
244 mln në kundërshtim me ligjin interesa bankare dhe grante për fermerët.
200 e ca milionë gjoba dhe kamata të falura të 10 viteve të fundit.
76 mln çdo pensionist 100 euro.
Pra vetëm me këto, pa llogaritur dhe 100 mln rrënjë kanabis, që nuk mbillen dot. Të them unë, 100 mln nuk i mbjell dot.
Pa llogaritur, ju i patë, qindra mijëra kate ndërtime nga kartelët e drogës dhe të tjerë, lejet e ndërtimit, lejet e legalizimit, certifikatat e pronësisë.
Pa llogaritur dhjetëra mijëra të punësuar të përkohshëm.
Pra kemi të bëjmë me një proces zgjedhor të vdekur. Nuk është totalitar, sepse e lejon garën, por e vdes në fushë garën. Ky është problemi.
Nuk ka ideologjinë komuniste, as naziste, as doktrina fetare në bazë, ka drogën dhe fuqinë e saj të tmerrshme. Ka drogën.
Se shiko, është ndryshe diktaturë autoritare e një elite që bën gjithçka për të qëndruar në pushtet, është krejt tjetër diktatura autoritare e bazuar në krimin dhe drogën.
Droga të bën ministër, droga të bën ambasador, droga të bën kryegjykatës, të bën kryeprokuror.
Droga të emëron drejtor të Përgjithshëm policie.
Droga të eliminon kur i shkel në kallo.
Është vendimmarrësi më i fuqishëm. Ndaj me dhjetëra e dhjetëra media të huaja e kanë quajtur narkoshtet.
Droga bën që prokurori special të mbajë në xhep mandatin e klanit Troplini dhe presin pastaj të merret... Në asnjë mënyrë, ai e ka mburojë, ai e din që do zëvendësonte Troplinin në çdo variant, ai që do të mbante në xhep mandatin dhe nuk do arrestonte.
Po, po. Edhe tani ai Elvis Doçi në shtëpi është, bashkë me Altin Hajrin.
Tani në Shqipëri e thërrasin masivisht Altin Troplini.
Po don të fusë ligjin tani që ta mbrojë, të dënojë gazetarët që të mos flasin dot kundër tij dhe Irena Gjokës.
Kjo është çmenduri.
Pasi bëri fushatë 1 vjeçare për të ndryshuar kushtetutën se po më mbaron mandati dhe si të ja bëj. Duhet të ndryshonim kushtetutën për mandatin e tij, e kuptoni apo jo gjer ku shkon mendja e prokurorit të karteleve.
Keni parë ju të dënohet qoftë dhe një njeri i vetëm jashtë dokumenteve të ardhura nga jashtë? Edhe ato i fut në turshi.
Ky shtet po të mos ishin milionë faqe e dokumente të ardhura nga jashtë, këtu nuk arrestohet kush për drogën.
Pse nuk kapet 1 kg drogë në Portin e Durrësit? Sepse ka në dorë droga.
Ndaj dhe kjo diktatura liberale e avokatit të narkoshtetit, kjo është një diktaturë e pudrosur me një pluhur toksik që po shkatërron Shqipërinë, po largon shqiptarët nga Shqipëria.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38