Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon të tjera pamje nga farsa elektorale: Zgjedhëset votojnë disa herë, manipulim i pakufishëm

Berisha publikon të tjera pamje nga farsa elektorale: Zgjedhëset

Kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar pamje të reja nga 11 Maji, të cilat dëshmojnë manipulimin që shtë bërë me votat e qytetarëve.

Duke iu referuar pamjeve, Berisha deklaroi se zonja voton dy herë, ndërsa komisioneri i qëndronte mbi kokë gjatë votimit.

“Natyrisht të gjitha këto kanë një rezultante: farsën elektorale të 11 Majit. Ndaj dhe unë sot kam zgjedhur për t’iu rikthyer denoncimeve, dy votime në dy qendra votimi tipike, të cilat tregojnë se votimet ishin një farsë. Ka kjo zonja voton njëherë... prisni tani.

Voton edhe njëherë tjetër tani... Prapë përsëri, nuk mjaftoi e para. Tani është një qendër votimi, voton kjo zonja dhe del.

Komisioneri shkon pas tyre për arsyet e tij. Shikoni çfarë veprimesh bën patronazhisti në komision. Ka për avokat Altin Troplinin.

Shikoni, për dy minuta sa doli ai, e bëri fletën gati, e lë aty, prit... Dy fletë votimi kjo. Fleta e parë, dy fletë.

Ja pra, votim... Farsa elektorale ishte e pakufishme në narkodiktaturën autoritare të Edi Ramës”, deklaroi Berisha.

Të fundit