Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon videon dhe i bën thirrje demokratëve: Ta hedhim në koshin e plehrave vendimin poshtërues të Lulzim Bashës

Berisha publikon videon dhe i bën thirrje demokratëve: Ta hedhim
foto ilustruese

Ish-kryeministri  dhe ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha ka postuar një video në profilin e tij në Facebook në një reagim të radhës për përjashtimin e tij nga Lulzim Basha, prej grupit parlamentar të PD-së.

Në videon e publikuar, shihet një anëtar i Partisë Demokratike që thyen kartën e anëtarësisë dhe e hedh në koshin e plehrave.

Krahas videos së publikuar - e cila është marrë nga rrjeti social TikTok - Berisha bën thirrje demokratëve që asnjë të mos largohet nga Partia Demokratike. Por thotë që të gjithë bashkë duhet ta hedhin në koshin e plehrave vendimin poshtërues dhe amoral sipas Berishës, të pengut Lulzim Basha.

“Te dashur anetare dhe anetar te Partise Demokratike, asnje largim nga rradhet e saj por te gjithe se bashku per te hedhur ne koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshterues dhe fund e krye per interes personal te pengut Lulzim Basha. Rrofte Partia Demokratike e Shqiperise!”, shkruan Berisha.

Të fundit