Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon videon: Në lokalin e fshatit u gjetën lista zgjedhësish dhe fletë votimi

Berisha publikon videon: Në lokalin e fshatit u gjetën lista

Kreu i PD-se, Sali Berisha deklaroi sot se në fshatin Pekisht të Elbasanit, në një bar-kafe në pronësi të kryeplakut Dervish Beqiri, janë gjetur materiale zgjedhore dhe shuma të konsiderueshme parash.

Sipas Berishës, informacioni i është përcjellë mbrëmjen e djeshme deputetit të ardhshëm të Elbasanit, Blendi Himci, i cili sot në mëngjes ka shkuar në ambientet e lokalit dhe ka gjetur aty fletë votimi, lista votuesish dhe materiale të tjera zgjedhore, në një vend të dyshuar si pjesë e asaj që Berisha e quajti “treni bullgar”.

Berisha publikon videon: Në lokalin e fshatit u gjetën lista

Berisha theksoi se ngjarja është e ngjashme me raste të tjera të denoncuara më herët në zona si Kashari dhe Astriti, ku sipas tij, funksiononin “qendra alternative votimi” të ngritura paralelisht me qendrat zyrtare.

Berisha publikon videon: Në lokalin e fshatit u gjetën lista

Berisha: Treni bullgari mbeti ne stacionin e Pekishtit, doli nga shinat dhe mbeti aty. Pas një informacioni që deputeti i ardhshëm i Elbasanit Blendi Himci mori mbrëmë se në fshatin Pekisht në bar kafen e kryeplakut të fshatit Dervish Beqiri, vëzhgues besnik i PS ndodhen sasi e konsiderueshme materiale votimi, fletë votimi, lista votimi dhe narkoeuro.

Sic keni parë ju në rastin e Kasharit, Astrit dhe në raste të tjera ku paralel me qendrat e votimi ishin ngritur zonat e trenit bullgar nga patronazhistët. Kjo ishte një praktike shumë e përhapur.

Sot në mëngjes, zoti Imci shkoi në bar kafen e Dervish Beqiri, hyri brenda dhe në vendin ku ishte informuar u gjet i gjithë materiali zgjedhor.



Të fundit