Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon videon: Radha në Poliklinikën e Fierit nuk ka fund, sepse qeveria vetëm vjedh

Berisha publikon videon: Radha në Poliklinikën e Fierit nuk ka fund,

Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar një video nga Poliklinika e Fierit, ku qytetarët presin në radhë për të marrë shërbimin e nevojshëm.

Sipas tij, mjekësia është në kushte të mjerueshme, sepse qeveria ka në fokus vjedhjen. Berisha nënvizon se për shkak të shërbimit të munguar, qytetarët duhet të presin në radhë të gjata çdo ditë.

“Shëndetësia në kushte të mjerueshme! Qeveria vetëm vjedh! Miq, këto pamje vijnë nga poliklinika e Qarkut të Fierit ku radha nuk ka fund, ndërsa shërbimi është i tmerrshëm. Qytetarët detyrohen të përballen çdo ditë me këtë situatë sepse Ogerta dhe Rama e kanë mendjen tek tenderat, vjedhjet dhe ahengjet, ndërkohë që populli ka hall shëndetin dhe vuan për bukën e gojës”, shkruan Berisha.

Të fundit