Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha pyet Ballukun: Çfarë lidhje ka largimi i Gledis Nanos me ty?

Berisha pyet Ballukun: Çfarë lidhje ka largimi i Gledis Nanos me ty?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është drejtuar zv.kryeministres dhe ministres së Energjetikës Belinda Balluku, se ç’lidhje ka me largimin e Gledis Nanos nga policia.

Nga Kuvendi, kryedemokrati i kërkoi Ballukut të përgjgjet për pallatin 8-katësh të Lul Morinës, që në media ministrja e deklaroi ‘mister’ për mënyrën se si ishte ndërtuar pa leje.

“Unë jam këtu për të shtruar tre pyetje: A mundet një njeri ta mbajë me mashtrime parlamentin 20 minuta, duke shkelur çdo rregullore siç bën zonja? E dyta, me çfarë lidhet me ju, largimi i Nanos, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit? Pastaj, fol këtu për misterin e pallatit të Lul Morinës. Na fol pak për mullar-pallatin. Pallati 8-katësh dhe ti flet për mister. A mundet një njeri ta mbajë me mashtrime parlamentin 20 minuta, duke shkelur çdo rregullore siç bën zonja?”, tha Berisha.

Të fundit