Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Qëllimi numër një i PD është rikthimi i të drejtës së shqiptarëve për të votuar të lirë

Berisha: Qëllimi numër një i PD është rikthimi i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim ‘live’ me qytetarët në Facebook. Kryedemokrati i është përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve që qytetarët i kanë adresuar.

Berisha tha se qeveria e Ramës nuk ka legjitimitet dhe se u votua mbi sistemin e patronazhistëve dhe grabitjen e votës. Berisha deklaroi se qëllimi i parë i PD-së është të rikthejë të drejtën e shqiptarëve për të votuar të lirë.

“Qeveria e Edi Ramës nuk ka legjitimitet. Ai ka humbur që në krijimin e saj. Kjo qeveri u votua mbi sistemin e patronazhistëve dhe makinerinë e grabitjes së votës. Qëllimi numër një është rikthimi i të drejtës së shqiptarëve për të votuar si qytetarë të lirë. Unë ju garantoj se do bëhet gjithçka për t’i shkurtuar jetën qeverisë së Edi Ramës dhe që qytetarët të votojnë të lirë. Edhe në këtë fushatë, Rama po shkel çdo rregull dhe parim të zgjedhjeve të lira dhe të barabarta. Në fund, fatura do i shkojë vetëm atij. Ne do fitojmë!”, tha Berisha.

Të fundit