Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Qeveria bën lobime korruptive që bllokojnë integrimin, BE t’i dënojë këto praktika

Berisha: Qeveria bën lobime korruptive që bllokojnë integrimin,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, duke pretenduar se ajo po pengon procesin e integrimit europian përmes lobimeve të dyshuara si korruptive.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se qeveria nuk ndan informacion me opozitën dhe qytetarët lidhur me procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke e quajtur këtë një praktikë të qëllimshme për përjashtimin e tyre nga procesi.

“Narkomazhoranca me lobimin e saj arrin që të përjashtojë shqiptarët nga procesi i integrimit. Nëse serbët, maqedonasit marrin informacion të saktë pas çdo takimi, qeveria shqiptare nuk jep asnjë informacion. Nuk nxjerr asnjë deklaratë apo rresht. Shqipëria e bazon këtë proces në lobime të turpshme”, tha Berisha.

Kryedemokrati i bëri thirrje vendeve të BE-së të dënojnë këtë raktikë që po ndjek qeveria.

“I bëj thirrje BE dhe vendeve anëtare, të denojnë këtë proaktitë të turpshme. Këtu ngrihen dhe akuzojnë opozitën për fjalimet që mban në Strasburg, për kërkesat që paraqet. Ne kemi deklaruar dhe deklarojmë para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, se ky vend përveç kriterit gjeopolitik, në mënyrë absolute nuk plotëson asnjë kriter tjetër të kërkuar nga BE. Në takime kemi faktuar shkarjen e demokracisë që nga heqja e procesit të monitorimit. Farsa madhore elektorale, kartelet e drogës, bllokimi i tmerrshëm i ndëshkimit dhe arrestimit të Ballukut”, tha Berisha.

Të fundit