Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Qeveria fshiu sistemin TIMS për interesa të krimit, kanë të dhëna vetëm ç’ka mbetur në kopje

Berisha: Qeveria fshiu sistemin TIMS për interesa të krimit, kanë

Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë ‘Rama’ për të cilën thotë se ka kaluar në një stad të paimagjinueshëm.

Nga Gjirokastra ku zhvilloi një bashkëbisedim me banorët, Berisha tha se interesat kombëtare po shkelmohen dhe infrastruktura digjitale e tij u rrënua pas sulmit kibernetik nga Irani.

Madje, sipas Berishës, qeveria fshiu sistemin TIMS për interesa të krimit dhe kanë të dhëna vetëm çfarë ka mbetur në USB apo kopje.

Berisha: Ky ka kaluar në një stad të paimagjinueshëm. Ky u thotë shqiptarëve se firmos për 6 milionë për dy satelitë, sepse unë nuk i shikoj kullat 14 kate në mes të Tiranës, pa leje, por duhet të më thotë sateliti. Tallet, kjo është tallje cinike. Por 6 mln me kë i ndan dhe çfarë bën, sidoqoftë ato janë para të shqiptarëve.

Kalon nga një skandal në një tjetër. Bleu instilacionin dhe tha unë nuk jap llogari si i përdor paratë.

Po të kujt i ke paratë, të Surrelit i ka paratë ai. Për paratë e Surrelit ti mºjë për vete, por për paratë e taksapaguesve do ti kërkojmë llogari çdo qindarkë.

Pra misioni ynë përmbushet kur secili prej nesh të vendosë të takojë çdo ditë, mikë, shokë, shoqe të cilët janë të lëkundur, nuk besojnë të PD. Por pse nuk besojnë kanë të drejtë. Nuk është faji i tyre, është i yni, se jemi ne që kaluam nga humbja në humbje, ndaj dhe ne duhet të ndryshojmë, e po ndryshojmë.

Ne po angazhohemi në një dialog me qytetarët, duhet të angazhohemi në një komunikim intensiv në mediat sociale, në Facebook, Instagram, Tik Tok.

Nën moshën 45-vjeçare janë mënyrat kryesore të komunikimit në Shqipëri.

Duhet ta konsiderojmë mision ne këtë.

Terri është kriteri i kësaj qeverie, errësira. Nuk rrinë dot këta pa përdorur metodat e vjetra, janë një sekt i veçantë. E kanë këta, se kanë frikë nga fjala.

Kur këtyre u ka hyrë frika nga fjala janë të pashpresë, do të munden, humbasin. Ne duhet të punojmë shumë dhe të bëjmë gjithçka që të tërheqim me vete çdo qytetar shqiptar që beson se vendi i tij po ecën në drejtim të gabuar. Që beson se interesat kombëtare po shkelmohen, që ka pa se ky shtet është i shkërrmoqur, shtet kashte.

Infrastruktura digjitale e tij u rrënua. Pa diskutim Irani bëri agresion, por kaq agresion bëri qeveria e cila për interesa të krimit fshiu sistemin TIMS. Gënjen dhe vetëm gënjejnë kur thonë se i kemi të dhënat. Ua them unë ju, të dhënat janë zhdukur. Kanë të dhëna vetëm çfarë kanë mbetur në USB apo kopje. I zhdukën vetë se janë të lidhur kokë e këmbë me krimin, janë peng i bandave. I zhdukën sepse kanë qindra udhëtime me bandat, vrasës dhe e dinë se drejtësia vonon, por nuk harron.

Të fundit