Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Berisha: Qeveria u ofron të rinjve vetëm kanabisin dhe paratë e krimit, si shkëmbim për mohimin e votës
Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh gjatë takimit me FRPD, se të rinjtë janë në krye të misionit të Partisë Demokratike për të shpëtuar Shqipërinë.
Berisha ftoi çdo të ri t’i bashkohet lëvizjes së madhe për të shpëtuar vendin në këto kohë kritike.
“Nëse PD ka një mision së bashku me forcat e tjera opozitare shpëtimin e Shqipërisë në këto kohëra kritike për të, në krye të këtij misioni qëndron FRPD, qëndrojnë të rinjtë opozitarë. Të bashkohemi në një lëvizje të madhe. Duhet t’u rikthejë liritë e vërteta shqiptarëve”, u shpreh Berisha.
Kryedemokrati tha se në 7 korrik zbret në shesh opozita e vërtetë për të dalë nga monizmi në rrafshin politik.
“PD, shoqëria civile zbresin me 7 korrik në shesh si opozitë e vërtetë, me qëllimin për të filluar një stinë të re në betejën e tyre për të dalë nga monizmi në rrafshin politik.
Monizmi dhe demokracia janë të papajtueshme. Monizmi nuk pranon lirinë dhe ky zotëri që sot qeveris duke vjedh me format e tij, mafien ju ofron ju vetëm kanabisin, paratë e krimit, si shkëmbim për mohimin e votës, lirive. Ku na solli kjo politikë e këtyre viteve, një komb që ik sepse politikat që ndërton janë kundër jush”, u shpreh Berisha.