Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha-qytetarëve: Rama ju dikton medieve të tij të censurojnë çdo fjalë që thoni në “Rrugën e Shpresës”

Berisha-qytetarëve: Rama ju dikton medieve të tij të

Nga “Rruga e Shpresës” aty ku qytetarët tubuan në mbështetje të tij, lideri i opozitës Sali Berisha, tha se zërin e këtyre qytetarëve, Rama është munduar ta censurojë.

Berisha iu drejtua qytetarëve duke u thënë se kjo betejë është për secilin prej tyre, për dinjitetin e lirinë e shqiptarëve.

“Miqtë e mi, ju përballeni me një censurë të egër staliniste. Edi Rama ju dikton medieve të tij që të censurojnë çdo fjalë tuaj. Treguesi më i fuqishëm i vërtetësisë të fjalëve që ju thoni këtu në Rrugën e Shpresës, në parlamentin e lirisë.

Por dua t’u garantoj se sa më shumë përpiqet Edi Rama t’i mbështjelle më vellon e zezë të censurës fjalët tuaja, aq më shumë ato oshëtijnë në veshët, zemrat dhe mendjet e shqiptarëve.

Aq më shumë ato dëgjohen, kalojnë nga njëri te tjetri si të vërteta që fshihen nga ky regjim dhe që njerëzit duhet t’i dinë.

Miqtë e mi, unë përsëri sonte ftoj çdo qytetar shqiptar të mendojë se kjo betejë është për secilin prej tyre. Se kjo betejë është për liritë e tyre, dinjitetin e tyre, mirëqenien e tyre, arsimimin e tyre. Se kjo betejë është edhe për shëndetin, kujdesin shëndetësor që ata meritojnë. Dhe në këtë betejë unë i ftoj ata të mos harrojnë për asnjë moment krahasimin.

Çfarë ndodhi nga viti 2013 gjer sot me pagat, çfarë ndodhi me vendet e punës, çfarë ndodhi me arsimin, çfarë ndodhi në të gjitha fushat. Në 10 vite, koha për shqiptarët u kthye në kohën e mosbesimit, në kohën e largimit të tyre masiv nga Shqipëria”, deklaroi Berisha.

Të fundit