Ditari i Opozitës

Berisha: Rama agjent i infiltruar i Putin, përdoret për të ndikuar në opinione

Berisha: Rama agjent i infiltruar i Putin, përdoret për të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Ramën se është agjent influent i Presidentit rus Vladimir Putin.

I ftuar në ‘Open’ në News 24, sipas Berishës, agjentët influentë nuk shërbejnë për të mbledhur informacione, por për të ndikuar në opinione.

“Ftoj çdo njeri që të lexojë përcaktimin e agjentit influent dhe të më thotë se ky përkufizim nuk i shkon.

Kryeministrat dhe njerëzit influent nuk përdoren për mbledhës informacionesh. Por për të ndikuar në opinione. Nuk ka njeri që mund të deklarojë në Davos që “këta që mbyllën mallin e pistë rus, e zëvendësuan me një tjetër mall të pistë”, e kishte fjalën për gazin. Nëse ka ndonjë efekt të rëndësishëm strategjik, ajo luftë ka se Gjermania para një muaj, ndërpreu çdo metër kub gaz nga Rusia”, tha Berisha.

 

Të fundit