Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama arrestoi Fredi Belerin për shkak të kanionit të Gjipesë, që e kishte marrë pa asnjë akt trashëgimie

Berisha: Rama arrestoi Fredi Belerin për shkak të kanionit të

Kryedemokrati Sali Berisha, akuzoi Edi Ramën se me urdhër të tij u arrestua kryebashkiaku fitues i Himarës, Fredi Beleri, për interesa personale të kryeministrit që lidheshin me Kanionin e Gjipesë.

Berisha: U bë gara për pushtetin vendor. Opozita kandidoi Fredi Belerin në Himarë. Edi Rama e kishte ftuar Fredi Belerin për ta afruar, por Beleri kishte pikëpamjet e tij të qendrës së djathtë dhe nuk mund të devijonte qëndrimin e tij.

Tani, nuk po ndalem tek fushata e turpshme që bëri, sepse ishte një fushatë vetëposhtëruese për atë që bënte një fushatë të atillë ndaj Fredi Beleri.

Zgjohem në datën 15 dhe shikoj një zonjë e tronditur në palcë, nënë e tre fëmijëve, kryefamiljare kishin shkuar në 2 të natës dhe e kishin nxjerrë nga shtrati i fëmijëve duke besuar se mund ta bindnin të dëshmojë se ka shitur votën.

Nëna që nuk kishte takuar kurrë njeri tjetër, e kishin hequr nga shtrati në 2 të natës dhe e kishin çuar në Vlorë.  As nuk pyeta fare, sa pashë atë skenë, kjo është skenë tipike e sigurimit të shtetit, e asaj policie të urryer që ka terrorizuar shqiptarët 46 vite dhe ishte turpi i turpit.

E ka thënë Niçe, streha e fundit e horrave është nacionalizmi.

Tani ky do ta mbulonte me nacionalizëm grabitjen e mandatit të Belerit.

Çfarë qëndronte mbrapa? Ta dini ju, ta dinë shqiptarët dhe e gjithë bota. Kanioni i Gjipesë. Po. Unë u skandalizova nga ajo skenë që pashë miq.

Po merrte mandatin, nuk e linte të betohej, ndërkohë që çdo shqiptar i burgosur gjatë 34 viteve që nuk ishte dënuar, ishte betuar për kryetar  bashkie, deputet se kushtetuta nuk e ndalon. Këtë nuk e lejonte të betohej në asnjë mënyrë.

Unë deklaroj se pas këtij akti qëndronin interesa mafioze.

Një gazetar guximtar investigativ na nxjerr se Edi Rama pa asnjë dokument kadastral, as të sulltanit, as të mbretit as të diktaturës, pa asnjë dokument konfiskimi kishte marrë me emrin e nënës së tij të ndjerë, kanionin e Gjipesë. Dhe kur ra në qark, thoshte se ku është atje lart, sikur ishte në majë të Çikës, kanioni ishte buzë ujit 224 mijë metër katror tokë.

Të fundit