Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama asnjë qindarkë për 61 kandidatët e opozitës kundrejt milionave për Basho-opozitën

Berisha: Rama asnjë qindarkë për 61 kandidatët e

Kreu i PD, Sali Berisha ka rikthyer vëmendjen në zgjedhjet lokale të majit 2023. 

Nga tubimi qytetar, Berisha Rama nuk lejoi financimin me asnjë qindarkë të 61 kandidatëve të opozitës kundrejt milionave të 12 kandidatëve të Basho-opozitës.

Berisha: Kujtoni pak për një moment të dashur miq datat 15,16, 17 maj. Zgjedhjet, të cilat zhvilloheshin në kushtet e pabarazisë më absolute.
Zhvilloheshin në kushtet kur Edi Rama me gjykatësit e tij i kishte marrë logon partisë më të madhe opozitare.
Nuk lejonte emrin e kryetarit të saj në fletën e votimit.
Nuk lejoi financimin me asnjë qindarkë të 61 kandidatëve të opozitës kundrejt miliona e miliona të kandidatëve të partisë së krimit dhe 12 kandidatëve të Basho-opozitës.
Kujtoni pak zgjedhjet në të cilat vrasësit serialë Bajrëve, Ndokëve, Rrajave, Avdylëve, Bamëve etj, etj kërcënonin me hanxharët e tyre votuesit dhe demokratët.
Kujtoni pak patronazhistët, aktivistët, policinë politike terroriste elektorale të Edi Ramës.
Kujtoni pak rrethimin e qendrave të votimit prej tyre dhe transferimin e qendrave të 1.2 milionë zgjedhësve për t’i lënë pa votuar.
Të gjitha këto, së bashku me 683 mijë zarfa të pensionistëve dhe qindra milionë euro të shpërndara.
Miqtë e mi, ua kujtova këto jo se nuk i dini, por pavarësisht nga këto, propaganda e shpifur e Edi Ramës u vërsul kundër opozitës se humbi zgjedhjet dhe jo kundër kriminelit elektoral.
A e shihni pra se cila është koha në të cilën fajtori shpallet fitimtar, kurse viktima shpallet fajtor?
A e shihni pra se çfarë efekti toksik ka propaganda e drejtuar nga qeveria?
Por të gjitha këto nuk mund të jenë kurrë dekurajim për ne.
Të gjitha këto duhet të jenë vetëm nxitje dhe frymëzim për guxim dhe betejë.

Të fundit