Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama bleu qindra mijëra vota duke kanabizuar tërësisht farsën elektorale

Berisha: Rama bleu qindra mijëra vota duke kanabizuar tërësisht

Kryedemokrati  Sali Berisha ka denoncuar vendimin e Edi Ramës për lejet e parcelave prej mijëra hektarësh për të mbjellë kanabis gjatë vitit elektoral.

Tani pra, siç e shihni ju, në vitin elektoral, janë përcaktuar të mbillen të paktën 1 miliard e 200 mijë rrënjë kanabis sa kurrë, kurrë, kurrë ndonjëherë në histori.

Në qoftë se një hektar i lihet një bime 2 metër katrorë, i bie në një hektar të mbillen 5 mijë bimë.

Në qoftë se shumëzoni 29.400 hektarë me 5 mijë bimë, imagjinoni pra se ku shkon kjo shifër. Shkon mbi miliard e 300 mijë.

Shkon në mbjelljen më të madhe që mund të jetë regjistruar ndonjëherë në një vend.

Dhe që të gjitha këtu, tashmë jo bimë klandestine, por bimë të mbjella me certifikatë shteti, me leje të narkoshtetit.”

Berisha e ka quajtur këtë katastrofa më e madhe dhe sipas tij Edi Rama nga veriu në jug, lindja në perëndim, bleu qindra mijëra vota.

Kjo është katastrofa më e madhe dhe me këtë akt, Edi Rama nga veriu në jug, lindja në perëndim, bleu qindra mijëra vota.

Thashë dhe njëherë, nuk ka ndodhur kurrë që të autorizohet, të shkelet me 140 herë sipërfaqja e parashikuar me ligjin, siç ka ndodhur në këto zgjedhje.

Ky vendim dhe kjo praktikë, sikur të mos kishte asnjë faktor tjetër, kanabizon tërësisht farsën elektorale.

Këto zgjedhje kurrë nuk mund të njihen.”

Të fundit