Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama bllokoi arrestimin e Lubisë pasi vetëm nga këto dosje ajo merrte 36 vite burg

Berisha: Rama bllokoi arrestimin e Lubisë pasi vetëm nga këto

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka bllokuar, sipas tij, veprime të drejtësisë në lidhje me një çështje që ai e lidh me ish-zyrtaren e njohur si “Lubia”.

Në deklaratat e tij, Berisha u shpreh se nga dosjet në fjalë mund të përllogariteshin, sipas tij, deri në 36 vite burg, ndërsa pretendoi se bëhet fjalë për afera që kapin vlerën e rreth 1.2 miliardë eurove.

Ai u ndal gjithashtu te situata në sistemin shëndetësor, kur tha se pacientët nuk marrin trajtimin e duhur dhe se mungojnë ilaçet dhe funksionimi i pajisjeve mjekësore.

Berisha: Këtu vjedhja është bërë ligj. Ekziston vetëm vjedhja dhe tani së fundmi kreu një akt të paimagjinueshëm, bllokoi edhe veprimin e drejtësisë ndaj asaj, e cila në dosjet e shqyrtuara kishte 36 vite dënim se janë mbi 1.2 miliardë euro aferat e atyre tenderave.

Nuk ka asgjë më të dhimbshme se sa i sëmuri me një sëmundje të pamëshirë që të mos mjekohet. Është krim. Krim i madh shumë.

Kjo është pothuajse ligj në spital, çdo ditë lexoj një gazetar që i bën një shërbim shumë të madh vendit dhe shoqërisë, me gjithë kërcënimet mafioze që i kanë bërë, ai raporton nga dera e spitalit se të sëmurët nuk marrin ilaçet, se aparatet janë prishur dhe ata nuk mjekohen. Se paratë e ilaçeve të tyre vidhen nga drejtoria e spitalit dhe ministria.

Ndaj dhe ka nevojë për një përmbysje të madhe, për një transformim të madh në qëndrimin ndaj qytetarit. Në vendosjen e tij në epiqendër.

A mundet Shqipëria ta bëjë këtë? Plotësisht. Por jo këta. Këta kanë vetëm një qëllim, të vjedhin, të vjedhin çdo ditë.

Të fundit