Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama bllokoi drejtësinë për të shpëtuar lëkurën e tij

Berisha: Rama bllokoi drejtësinë për të shpëtuar

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbledhur sot në selinë blu kryetarët e degëve.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndërmarrë një akt antikushtetues për të bllokuar sistemin e drejtësisë, me qëllim mbrojtjen personale.

Kryedemokrati deklaroi se vendi ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme dhe, sipas tij, kërkon reagim të fortë nga opozita.

“Edi Rama hoqi çdo maskë për të mbrojtur lëkurën e tij para shqiptarëve dhe mbarë botës. Në një akt antikushtetues, ai bllokoi në mënyrë brutale veprimin e sistemit të drejtësisë. Edi Rama përdori 83 mandatet e tij të krimit për t'i vënë çelësat asaj dege të pushtetit pa të cilin ndarje pushtetesh nuk ka. Pa të cilin pushteti është totalisht në duart e një njeriu. Edi Rama ndërmori këtë akt dhe pas protestave të fuqishme të opozitës. Edi Rama ndërmori këtë akt edhe pas paralajmërimeve të përsëritura të partnerëve kryesorë ndërkombëtarë në procesin e integrimit europian, por dhe të partnerëve të tjerë”, tha Berisha.

 

Të fundit