Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama caktoi Ekonomin dhe Ndrecën për të fshehur vjedhjet e Sterilizimit

Berisha: Rama caktoi Ekonomin dhe Ndrecën për të fshehur vjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me anë të nje postimi në facebook është shprehur se Milva Ekonomi dhe Plarent Ndreca, të dy ish-drejtues të lartë në qeveri të implikuar personalisht në aferën korruptive të Check up dhe të Sterilizimit, të përzgjedhura qëllimisht nga mazhoranca për të sabotuar komisionin hetimor parlamentar për konçensionet në shëndetësi.

Berisha shkruan: “Rama, i tmerruar nga të vërtetat që po zbardhen për vjedhjen e parave të shëndetit nëpërmjet koncesioneve në shëndetësi, urdhëron deputetët e PS-së të bojkotojnë mbledhjet e Komisionit Hetimor për konçesionet e Check-up dhe Sterilizimit.

Për të bllokuar transparencën, për të fshehur vjedhjet kriminale, Rama ka vendosur në Komision Milva Ekonomin, që në pozicionin e zëvendësministres ka drejtuar grupet e punës për të dy këto koncesione.

Jo vetëm kaq, por znj. Ekonomi ka firmosur kontratën financiare të check-up të Vilma Nushit, vetëm pak ditë pas emërimit në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor.

Në komisionin hetimor, Rama ka vendosur nënkryetar, avokatin e Sterilizimit, Plarent Ndreca.

Dëgjojeni fjalorin fyes të Plarent Ndrecës ndaj kryetares së komisionit, zonjës Vokshi dhe deputetëve të opozitës ndërkohë që largohej duke tentuar të fshehë faktin e raportuar nga audituesi i KLSH, zoti Zeqiri, në lidhje me raportet e auditit të KLSH në kohën që Ndreca ka qenë krahu i djathtë, i besuari i Lindita Nikollës, që e emëroi Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit.

Në këto raporte, Ndreca është ngarkuar me përgjegjësi për abuzimet në Ministrinë e Arsimit,” nënvizon Kryetari i PD-së.

Të fundit