Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama del kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO në samitin e Brukselit

Berisha: Rama del kundër anëtarësimit të Kosovës

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Rama se ka dalë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Në një postim në facebook, Berisha shkruan se Presidenti i Kroacisë, Milanoviç kërkoi në samitin e Brukselit anëtarësimin e Kosovës, por Rama i pranishëm po ashtu, nuk e mbështeti.

“Presidenti i Kroacise, Milanoviç kerkoi ne Samitin Brukselit anëtarësimin e Kosoves ne NATO dhe njohjen e saj nga vendet anetare qe nuk e kane njohur. Argati i Beogradit Edi Rama nuk mbeshteti kerkesen e tij. Mirenjohje te pakufishme Presidentit Milanoviç!”, shkruan Berisha.

 

Të fundit