Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama dha leje për 29.300 hektarë kanabis me vlerë 10 miliardë euro në vitin elektoral në shkelje të ligjit

Berisha: Rama dha leje për 29.300 hektarë kanabis me vlerë 10

Kryedemokrati  Sali Berisha ka denoncuar vendimin e Edi Ramës për lejet e parcelave prej mijëra hektarësh për të mbjellë kanabis gjatë vitit elektoral.

Berisha: Në farsën elektorale të 11 Majit 2025, kreu i organizatës kriminale të narkoshtetit shqiptar, Edi Rama, përdori të gjitha mjetet, ndër të cilat licencat për mbjelljen në kundërshtim flagrant me ligjin dhe të gjitha konventat ndërkombëtare të 29 mijë e 300 hektarëve drogë.

Ligji i miratuar nga qeveria lejon, autorizon mbjelljen e 200 hektarëve në mbarë vendin.

Por në vitin elektoral, kjo sipërfaqe u shumëfishua dhjetëra herë, qindra herë.

Pra, në vit elektoral Edi Rama rrethoi Shqipërinë në të katër anët e saj, dhe në thellësi, me plantacione droge, vlera e të cilave është kolosale po të kemi parasysh se në 28 mijë hektarë mund të mbillen dhjetëra milionë rrënjë kanabis, të cilat shkojnë në një vlerë të paktën 10 miliardë euro.

Armand Maho ka përgatitur një investigim të plotë të këtij procesi dhe ne e paraqesim sot para shqiptarëve dhe medieve të gjithë dimensionet e tij.

Të fundit