Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama dhe Agaçi përgjegjës për inceneratorët, firmosën dizbursimin e 420 mln € kundër ligjit

Berisha: Rama dhe Agaçi përgjegjës për inceneratorët,

Në një deklaratë për mediat, kryedemokrati Sali Berisha bëri fajtor Edi Ramën dhe Ëngjëll Agaçin për të ashtëquajturën aferë të inceneratorëve.

Sipas Berishës, vetëm Agaçi mund të kryente 17 proçedura në një ditë. Engjëll Agaçi dhe Edi Rama janë fajtorë kryesorë, shtoi kryedemokrati.

“Ju e patë njeriu absolut i dytë më përgjegjës për këtë aferë 420 milionë hyri dhe doli serbes sikur të ishte në një kafene te SKAP-i i partisë. Qytetarët duhet ta dinë se paratë taksat e tyre u dhanë pikërisht nga firma e kundraligjshme e Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit. Engjëll Agaçin taksapaguesit shqiptarë e paguajnë vetëm e vetëm që ti thotë kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave që ata firmosin përputhen apo nuk përputhen me ligjin.

Ëngjëll Agaçi me gjithë se enti i specializuar kombëtar i prokurimeve i drejtuar nga Eduart Ahmeti i bëri shkresë se procedura e prokurimit është e paligjshme është prokurim me negociat të mbyllur, ai përgatiti aktin për të dhënë fondet për këtë prokurim të paligjshëm i cili në rast se Agaçi bllokonte fondet shndërrohej në një letër të vdekur të pavlerë.

Ai tenton të lajë duar si piltati dhe të thotë se tenderin e shpalli ministri kurse ky me vetëdije të plotë se procedura e tenderit ishte në kundërshtim me ligjin, bashkë me Edi Ramën firmosën disbursimin e parave vetëm e vetëm se ata ndanin para me valixhe në këtë aferë monstruoze.

Agaçi dhe vetëm Agaçi mund të realizonte 17 procedura në 24 orë. Përveç Agaçit një gjë të tillë mund ta bëntë vetëm kryeministri i vendit. Askush tjetër në vend nuk ka fuqinë ekzekutive për të urdhëruar të gjitha agjensitë që me emergjencë brenda 24 orëve të dorëzojnë 17 akte për procesin e kontraktimit të një kompanie që nuk plotësonte asnjë kusht. Engjëll Agaçi dhe Edi Rama janë fajtorë më kryesorë pasi firmosën dizbursimin e shumave shumë milionëshe, kujt një kompanie që sapo ishte krijuar që nuk plotësonte asnjë kriter ligjor si e tillë për t’ju besuar ndërtimi i inceneratorëve. Plotësonte si kriter të vetëm një kompani falso e Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit, Arben Ahmetaj”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit