Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama dhe Lubi Balluku i përdorin policët mish për top

Berisha: Rama dhe Lubi Balluku i përdorin policët mish për top

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se Edi Rama dhe Lubi Balluku po i përdorin policët si mish për top, duke i futur në konflikt me qytetarët.

Ai u shpreh se, Rama dhe Balluku janë të gatshëm ti vënë flakën Shqipërisë që të mbrojnë plaçkën e tyre, që ua kanë vjedhur e grabitur shqiptarëve.

Berisha: Unë pyeta dhe më thanë që nuk ka asnjë. Nëse i bien me detyrim këtu le ti bien. Po ka të plagosur u uroj shqërim të shpejtë. Nuk kam asnjë lloj hezitimi, por, por siç patë ju edhe herën e parë thanë 12, edhe doli që ishin një ose dy, sa ishin atëherë aty. Këta mashtrojnë.

Edhe njëherë. Policët i përdorin mish për top. I përdorin mish për top. Edi Rama dhe Lubi Balluku, për të mbrojtur plaçkën e tyre, për të mos thënë atë fjalë që u shkau goja herën e parë, për të mbrojtur plaçkën e tyre, ata janë të gatshëm të sakrifikojnë policët dhe qytetarët. Janë gati t'i fusin flakën Shqipërisë. Dhe ky është, këto janë qëllime kriminale, do bëhen përgjegjës ata dhe të gjithë të tjerët. Po.

Të fundit