Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama dhe Lubia i dërguan mesazh Europës se integrimin e ndërpresin, por drejtësinë nuk e njohin

Berisha: Rama dhe Lubia i dërguan mesazh Europës se integrimin e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga Foltorja para qytetarëve që po protestojnë kundër qeverisë.

Duke iu referuar vjedhjeve dhe korrupsionit 13-vjeçar të Ramës, kryedemokrati deklaroi se sot, Shqipëria, po braktiset nga qytetarët e saj.

Berisha tregoi se para nisjes së Ramës në Bruksel, është diskutuar në mbledhjen e grupit të PS me Ballukun për t;i dërguar një mesazh unionit: integrimin e ndërpresim, drejtësinë nuk e njohim, duke iu referuar mbrojtjes që Rama po i bën Ballukut.

Berisha: Protesta është e ligjshme ndaj një qeverie që nga mëngjesi gjer në darkë vetëm vjedh qytetarët e saj. Një qeveri që nuk ka asnjë legjitimitet dhe duhet shporrur një ditë e më parë. Protesta është e ligjshme, është jetike kundër një qeverie, e cila në 13 vite varfëroi çdo vit e më shumë shqiptarët.

Në 13 vite, ajo bëri që ata sot të jenë qytetarët më rrogëulët dhe me pensionet më të ulëta në rajon. Ajo bëri me vjedhjet që bëri, që gjysma e tyre të jenë në varfëri ose rrezik varfërie. Gjysma e tyre të mos ushqejnë dot si duhet fëmijët e tyre.

Protesta është e ligjshme e cila në një farë mënyrë po shkreton këtë komb sa asgjë tjetër në historinë e tij nga vitet 1300 gjer sot. Po i largon shqiptarët nga Shqipëria.

Por sonte ne jemi këtu për të bërë thirrje për protestë çdo shqiptari, edhe për zhvillimin dramatik që Edi Rama në mbrojtje të vjedhjeve të tij, ka vendosur t’i presë Shqipërisë rrugën e Europës. Ka vendosur t’i mbyllë Shqipërisë dyert e Europës.

Miq, dy ditë më parë ai u ftua të shkonte në Bruksel për t’i komunikuar këto që ne kërkojmë sot, shtetin ligjor, heqjen e imuniteteve, gjykimin e korrupsionit. Para se të nisej, së bashku me Lubinë bënë mbledhjen e grupit parlamentar dhe në një sfidë të hapur, në një sfidë që tejkalon çdo lloj standardi, i dërguan Europës mesazhin se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim.

Të fundit