Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama dhe Lubia kanë vjedhur 90% të 67 miliardë eurove

Berisha: Rama dhe Lubia kanë vjedhur 90% të 67 miliardë eurove

Berisha: A e dini ju miq si loti 4 janë 14 lote, me të cilat Lubi Balluku me Edi Ramën e rritën kostot e ndërtimit të unazës në 450 milionë euro. Më falni, unaza nga TEG tek Teknologjikja është ndërtuar para vitit 2013. Cila ka qenë kostoja me të gjitha ato vepra arti që ka, shkoni dhe shiheni, kostoja ka qenë 3.8 milionë euro.

Cila është kostoja e kilometrit sot? 20-22 milionë euro kilometri dhe jo vetëm loti 4, por çdo lot.

A ka njeri në botë që mund të imagjinojë se një njeri e ndan 13 kilometra rrugë në 14 lote, si e si të vjedhë më shumë. Sigurisht këto ditë ishin mote të mëdha, të pamohueshme.

Pa pyesni pak, pse nuk lëvizën skarpatet në Gjirokastër-Tepelenë? Në rrafshin gjeologjik, ajo është skarpata më e rrezikshme. Këto ditë pati mote të mëdha, pse nuk lëvizi skarpata e Rrugës së Kombit? E dini vetë si janë skarpatat e tij. Pse nuk lëvizi skarpata e rrugës Fratar-Memaliaj. Shkoni dhe e shihni si janë. Kurse rrugët e Lubisë dhe të Ramës u shembën njëra pas tjetrës.

Vetëm një gjë për secilin prej jush, por edhe për çdo shqiptar kudo që është, i rikujtoj këtu se në 12 vite, Edi Rama me Lubi Ballukun kanë administruar taksat tuaja, 67 miliardë euro.

Në 8 vite, kemi administruar 28 miliardë euro, sepse ne kishim gjysmën e taksave, besonim dhe besojmë se qeveria duhet të marrë minimumin nga qytetarët. 67 miliardë euro, krahasojini me 28 miliardë. Me 67 miliardë, e ka thënë Banka Botërore, e ka thënë Komisioni i Lartë i Shtetit, janë vjedhur të paktën 90 përqind e tyre.

Të fundit