Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama dhe Soros kërkuan Shqipëri pa opozitë

Berisha: Rama dhe Soros kërkuan Shqipëri pa opozitë

Në një takim me qytetarët e Elbasanit, kryesemokrati Sali Berisha lëshoi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, George Soros dhe ish-ambasadores amerikane Yuri Kim, duke deklaruar se “u përpoqën të krijonin një Shqipëri pa opozitë”.

Berisha kujtoi revoltën e qytetarëve të Elbasanit 35 vite më parë dhe rolin e tyre në themelimin e Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë datë “një ditë të veçantë në historinë e demokracisë shqiptare”.

Gjatë fjalës së tij, ai foli për “agresionin e paprecedentë” ndaj PD-së në vitet e fundit, të cilin e lidhi me “interesin e Ramës dhe Soros për të dobësuar opozitën”.

Sipas Berishës, vendimmarrjet ndërkombëtare kundër tij kanë qenë të motivuara politikisht.

Ai tregoi një episod me një diplomat të huaj, i cili sipas tij refuzoi t’i bashkohej presionit ndaj Berishës:

Pjese nga deklarata

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju qytetarë dhe qytetarëve të Elbasanit, në Elbasan dhe kudo që janë sonte. 

Dhe një ndjesë për vonesën, por atë avantazh që krijoi tuneli që bashkoi Elbasanin me Tiranën, e humbet, e zhduk mungesa e bypass-it që duhet të ishte vepra e parë që duhet të ndërtohej pas tunelit të Elbasanit. 

Sonte është një ditë e veçantë në historinë e demokracisë, në historinë e lirisë së shqiptarëve. Revolta e qytetarëve të Elbasanit 35 vjet më parë në qytet, në kombinatin metalurgjik, revoltë në të cilën as tanket, as autoblindat dhe asgjë nuk mposhtën burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat guximtarë, por përkundrazi data 12 gjer në 14 u shndërrua në një arenë të madhe përleshjesh, në të cilat regjimi shpalosi të gjithë dhunën e tij, por Elbasanin dhe elbasanllijtë nuk i mposhti. 

Dua të shpreh nderim më të madh për të gjithë ata guximtarë që në fakt me guximin e tyre themeluan këtu në Elbasan Partinë Demokratike të Shqipërisë. 

Të dashur miq, vitet e fundit siç jeni vetë në dijeni, ishin vitet më të vështira. 

Ishin një kalvar i paparë në historinë e Europës, që forca jonë politike, forcë e lirive dhe dinjitetit njerëzor, forcë e vokacionit e shpirtit perëndimor të kombit tonë, forcë e interesit kombëtar të shqiptarëve, forcë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe NATO, u përball me një agresion si asnjë forcë tjetër politike, me qëllimin e vetëm Shqipëria pa opozitë. Sepse pasardhësi i xhelatit të intelektualëve shqiptarë, Kristaq Rama, kërkon një Shqipëri si etërit e tij. 

Shqipëria pa opozitë apo me një fals opozitë ishte një vendim makabër jo vetëm i Edi Ramës, por dhe i George Soros dhe mafies ndërkombëtare. 

Mirëpo ne demokratët jemi njerëz të idealeve. 

Në 1990-ën ne u ngritëm për idealet e lirisë. 

Në 1990-ën ne u ngritëm për interesin kombëtar. 

Ne u ngritëm për integrimin e Shqipërisë në Europë. 

U ngritëm pra për besimin tek Zoti, tek familja, dhe këto vlera janë sa hyjnore, aq dhe tokësore. Është një krim i shëmtuar të sulmosh një forcë politike që u përmbahet parimeve më të larta njerëzore. Por kjo ndodhi.

Çfarë nuk u bë ndaj nesh. 

Do të citoj këtu një diplomat të shquar, i cili u ftuar nga Yuri Kim, pas sanksionimit tim, 4 ambasadorët kryesorë dhe ajo kërkon që të solidarizohej me vendimin tonë, të diktuar nga lobimi korruptiv i Edi Ramës dhe George Soros. 

Ky diplomat i thotë jo. Nuk solidarizohem. Pse i pyet ajo? Nuk solidarizohem, thotë, së pari, sepse ju nuk na pyetët kur e morët këtë vendim. 

Së dyti, se nuk keni absolutisht asnjë fakt. Jo tha, kemi, jo s'keni. Edhe në mënyrë asgjësuese, në prani të 4 të tjerëve i tha, jo s'keni asnjë fakt. Por tha, ju ja ktheu, por më e keqja dhe që s'e pranojmë ne kurrë, se ju e bëtë këtë për të ndihmuar qeverinë dhe godit opozitën. 

Dhe ne besojmë që vendi duhet të ketë qeveri dhe opozitë, dhe jo vetëm qeveri. 

E vërteta është se kjo platformë u zbatua në mënyrën më të pamëshirshme mbi ju, mbi demokratët që guxuan edhe njëherë të ngriheshin me forcën më të madhe ndaj kësaj padrejtësie që nuk kishte përjetuar ndonjë forcë politike në histori. 

Të fundit