Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama dhe Xhafaj po bëjnë gjithçka për të dënuar Salianjin

Berisha: Rama dhe Xhafaj po bëjnë gjithçka për të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për qëndrimet e dy deputetëve: Grida Duma dhe Ervin Salianji.

I pyetur se çfarë i mban peng dy deputetët për t’iu bashkuar lidershipit të tij, Berisha tha se kryeministri Rama dhe ish-ministri Fatmir Xhafaj, po bëjnë gjithçka për ta dënuar Ervin Salianjin për çështjen ‘Babale’’.

Berisha tha se me të dy deputetët ka komunikime duke vlerësuar Dumën për kundërpërgjigjet ndaj Ramës.

“Fatmir Xhafa bën gjithçka për dënimin e Ervin Salianjit në gjykatë për çështjen Babale. Me Salinajin dhe me Gridën komunikoj periodikisht. Unë do t’i japë shkakun, për tu bashkuar. Gridës bravo i qoftë se ia numëron në lule të ballit, në Parlament. Grida Dumës i janë bërë epitete dhe asaj bravo i qoftë që me një guxim epik iu përgjigj”, tha Sali Berisha.

Të fundit