Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama do që të rrëmbejë logon e PD-së i ndihmuar nga Yuri Kim

Berisha: Rama do që të rrëmbejë logon e PD-së i

Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi ambasadoren amerikane në Shqipëri, se po ndihmon kryeministrin Edi Rama që të marrë logon e PD-së.

Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” në RTSH Berisha tha se shumica e deputetëve të PD-së janë me partinë, kurse një pjesë janë masha të qeverisë.  

“Ata janë një mashë e tyre. Këtu është qeveria, që me çdo kusht, do që t’i rrëmbejë logon PD-së, pra Edi Rama, ndihmuar në mënyrën më absurde dhe më të papranueshme nga ambasadorja Yuri Kim”, tha Berisha.

Sipas tij, opozita tani është bërë tërësisht e besueshme dhe se të gjitha sondazhet janë në favorin e saj. Berisha nënvizon se opozita nuk është më një freskore e regjimit, por janë forca politike që qëndrojnë ballë për ballë, të vendosura për ta mposhtur regjimin.

 

Të fundit