Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama donte coptimin e Kosovës, spastroi veriun nga administrata; komenton regjistrimin e Tom Doshit

Berisha: Rama donte coptimin e Kosovës, spastroi veriun nga administrata;
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama kishte synim për coptimin e Kosovës. Berisha e akuzon Ramën si "armik" të veriut, duke evidentuar se ka larguar të gjithë funksionarët që vijnë nga veriu. Berisha u shpreh në "Abcneës" se patriotët nuk do ta pranojnë Edi Ramën.

"Sot Rama për të gjithë patriotet është një armik, njeriu që donte të copëtonte Kosovën, që urren veriun e Shqipërisë që ka copëtuar dhe spastruar të gjithë zyrtarët nga veriu nga të gjithë institucionet.

Që nga koha e Lidhjes së Prizrenit nuk ka ndodhur një regjim i tillë që të përzësh çdo person nga veriu në krye të institucioneve. Edi Rama e di se një gjë e tillë nuk e prano askush, shqiptarët patriotë nuk e pranojnë Ramën", tha Berisha.

Ky i fundit ka komentuar vendimin e KQZ-së për të regjistruar partinë e Tom Doshit. Berisha tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zbatoi porositë e kryeministrit Rama.

Sipas tij listat e mazhorancës janë të mbushura me banditë dhe kriminelë.

“Komisioni i Zgjedhjeve zbatori urdhrin e Edi Ramës, mesazhin që ai dha nga Elbasani, mesazhin që ka lista e Ramës e kryesuar nga Rrahman Rraja, nga Ndrazhi nga Gjiknuri e me radhë nga banda kriminale e krimit elektoral e dosjeve nuk ka bërë gjë tjetër vetëm ka plotësuar porositë e Ramës dhe isha i sigurtë që kështu do të ndodhte. Tom Doshi është një prej tyre dhe nuk ka diskutim që është mëkatar, por si Toma nuk është më pak Taulant Balla që ka 57 rrugë me një nga narkotrafikantët më të njohur Edmond Begon", u shpreh Berisha.

Të fundit