Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama e krimi i organizuar janë vërsulur si hiena kundër popullit opozitar

Berisha: Rama e krimi i organizuar janë vërsulur si hiena kundër

 

Nga tubimi në “Rrugën e Shpresës”, Berisha tha se Rama dhe krimi i organizuar i janë vërsulur si hiena popullit opozitar.

Berisha u shpreh se Rama dhe regjimi i tij e kanë shndërruar votën e lirë, demokracinë në një farsë ku krimi e droga shndërrohet në votë dhe anasjelltas.

“Miqtë e mi, populli opozitar, një popull fisnik, një popull i mbrujtur me vlerat më të larta të moralit, të qendrimit, të atdhedashurisë është shndërruar këto vite nga narkoqeveritarët, narkozyrtarët, nga Edi Rama dhe regjimi i tij i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve në një popull të përçmuar, në një popull të nënçmuar, në një popull të burgosur, në një popull të diskriminuar, në një popull të dëbuar nga vendi, në një popull që i rrëmbehet vota dhe që i kërkohet të mbajë ison regjimit.

Nuk ka patur dhe nuk mund të ketë një qendrim më armiqësor, më çnjerëzor, më antishqiptar se sa qendrimi ikreut të krimit të organizuar, Edi Ramës, organizatës së tij kriminale, rilindjes së drogës dhe krimit, hajnisë, narkoinstitucioneve, narkopolicisë, narkodrejtësisë që vërsulen si qen të tërbuar kundër popullit opozitar.

Vërsulen të tmerruar për krimet që kanë kryer, për vjedhjet që kanë bërë kundër popullt fisnik opozitar, kundër popullit atdhetar opozitar.

Janë vërsulur si hiena kundër atyre që përmbysën pushtetin e etërve të tyre barbarë. Kanë shndërruar procesin themelor të lirisë, të demokracisë, procesin zgjedhor në farsë elektorale në të cilën krimi, droga shndërrohet në votë, dhe vota shndërrohet në krim, në drogë, në vjedhje të qytetarëve”, u shpreh Berisha.

Të fundit