Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama e ka formalizuar votën, të bëjmë gjithçka që të çlirohemi nga ky regjim!

Berisha: Rama e ka formalizuar votën, të bëjmë

Kreu i PD Sali Berisha akuzon qeverinë Rama se ka formalizuar votën e shqiptarëve.

Në një takim me mësuesit dhe pedagogët, Berisha tha se dhunimi i votës e bën shoqërinë të pashpresë.  

“Gjithçka që ne numërojmë deri nesër në mëngjes, origjinën e ka tek dhunimi i votës së lirë. Sepse ajo e bën të pashpresë shoqërinë, ajo e pengon ndryshimin. Në historinë e demokracisë qeveritë kanë platforma të ndryshme. Atyre zgjedhësit u presin faturën sipas mendimeve, vlerësimeve që ato kanë, kurse kësaj qeverie që ka vendosur bandat, paratë e drogës, patronazhistët, kjo qeveri votën pothuajse e ka formalizuar. Ne dhe në diktaturë votonim çdo katër vjet, atëherë nga frika votonin për diktatorin, sot nuk ka rëndësi sepse e zgjidh ai me paratë e drogës, me patronazhistin”, deklaroi Berisha.

Ai bëri thirrje se duhet bërë gjithçka në një mision që vendi të çlirohet nga ky regjim i cili sipas tij përdor dy armë kundër shqiptarëve, mashtrimin dhe vjedhjen.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka në një mision që të çlirohemi nga ky regjim i cili përdor dy armë kundër nesh, mashtrimin dhe vjedhjen. Do ju jap një shembull. Në vitin 2005-2013, duke zbritur inflacionin, rrogat e mësuesve janë rritur 107%, 130% shkonin bashkë me inflacionin. Janë ndërtuar 11 mijë km rrugë, janë rindërtuar në arsim 1300 objekte.

Buxheti i shtetit është identik me buxhetin e familjes. Për t’i realizuar të gjitha këto, ne morëm 4% të PBB. Ishte 58.2%, shkoi në 64.4%. Kanë marrë borxh mbi 40%. Borxhi ka kaluar nga 66% në 107%. Ku janë rrogat e mësuesve, të mjekëve, të infermierëve? Me këtë borxh, rrogat tuaja mund të rriteshin 3 herë”, deklaroi Berisha.

Të fundit