Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama e nisi fushatën me tritol, e mbylli me turp e arrestime

Berisha: Rama e nisi fushatën me tritol, e mbylli me turp e arrestime

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ mbylli këtë pasdite fushatën në Elbasan.

Kreu i PD, Sali Berisha tha se kjo fushatë nisi me tritol nga qeveria Rama dhe e mbylli me turp e arrestime, duke iu referuar rastit të Fredi Blerit.  

“Ai e nisi këtë fushatë, siç jeni dëshmitar me tritol, e mbylli me turp, me arrestime. Vazhdojnë me një seri mashtrimesh.

A nuk premtoi ai rritjen e rrogave, rrogës mesatare në 900 euro. A nuk tallet ai në këtë mënyrë me qytetarët shqiptarë të cilët përballen me skamjen dhe varfërinë. Çfarë ndihme marrin shqiptarët sot nga kjo qeveri, kur vetëm 20% e tyre përfitojnë ndihmën ekonomike.

Le ti shndërrojmë këto 48 orë në 48 orë të reflektimit tonë, dhe le të ndalemi pastaj dhe të mendojmë për njerëzit që janë larguar nga familjet tona, nga farefisi, nga krushqitë, njerëz tanë të dashur. Shumica e tyre janë larguar nga mospasja, papunësia, pamundësia, nga dhunimet e lirive dhe të drejtave të tyre. Ju vetë e keni të qartë se si dhjetëra e mijëra shqiptarë u arrestuan për faturat e dritave si në asnjë vend tjetër”, u shpreh Berisha nga Elbasani.

Të fundit