Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama e takoi Alqi Bllakon para arrestimit në një nga vilat qeveritare

Berisha: Rama e takoi Alqi Bllakon para arrestimit në një nga vilat

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se njeriu i fundit me të cilin ish-deputeti Alqi Bllako ka pasur kontakte para arrestimit, ka qenë Edi Rama.

Në një konferencë për mediet, Berisha tha se Rama e ka takuar Bllakon në një nga vilat qeveritare, pak para se Bllako të arrestohej. Ndër të tjera, Berisha pohoi se ka burime që thonë se Bllako u arratis në Qafë-Botë dhe u kthye me avion nga Greqia.

“Bllako u arratis në Qafë-Botë dhe thonë se u kthyen me avion nga Greqia. Kush e urdhëroi Gledis Nnon që të mashtrojë qytetarët shqiptar në 2 të mëngjesit. Ishte ky një vullnet i tij i sëmurë, apo e urdhëroi ministri i familje Çuçi. Njeriu i fundit që ka takuar Bllakon në Tiranë është Edi Rama në një nga vilat qeveritare në Tiranë. Afera e incneratorëve kryesohet nga Edi Rama dhe përfundon me Alqi Bllakon”, deklaroi Berisha.

Të fundit