Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama emëron opozitën e tij, cakton në krye të komisionit një Gjiknurbis me mbiemër Alibasha

Berisha: Rama emëron opozitën e tij, cakton në krye të

Kreu i PD, Sali Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Ramës duke thënë se emëron opozitën e tij dhe cakton në krye të komisionit të reformës zgjedhore një Gjiknur bis, me mbiemër Alibasha, për ta servirur këtë si një reformë. 

Duke folur nga ballkoni i banesës para qindra mbështetësve, Berisha tha se Rama me këtë akt përjashtoi 50 deputetë, përfaqësues të popullit opozitar.

Berisha: Shqipëria është sot delja e zezë e zgjedhjeve në Ballkan dhe Europë. Shqipëria është sot vendi ku krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.

Megjithatë ju e shihni në 48 orët e fundit, Edi Rama me peng bravën po bëjnë gjithçka për të bërë pseudoreformën me të cilën Edi Rama ëndërron të marrë mandatin e katërt në Shqipëri.

Nuk ka figurë më të shëmtuar, më qesharake, por njëkohësisht edhe tragjike kur sheh se si, Edi Rama emëron opozitën e tij dhe cakton në krye të komisionit një Gjiknur bis, me mbiemër Alibasha, për ta servirur këtë si një reformë.

Ndërkohë, 50 deputetë tuaj, përfaqësues të popullit opozitar përjashtohen dhe thirren të pranojnë bashkëkryetar, bashkëpunëtorin më të ngushtë të pengbravës, Alibashën.

Kjo është një thirrje për çdo shqiptar që beson tek vota e lirë, që beson se duhet të votojë i lirë të ngrihet dhe të bashkohet me ne, në këtë betejë pa kthim.

O sot o kurrë për votën e lirë.

Të fundit